Foto nga aktivitetet!

Fotot jane ekzluivitet i Progress!!!

Organizata qe mbeshtet zhvillimin rural

Qėndra pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm Rural Progress, ėshtė njė organizatė e pavarur dhe jo-fitimprurėse e rregjistruar nė Gjykatėn e Tiranės me vendim Nr. 289 datė 26.01.2006. Aktiviteti i saj bazohet nė ligjin 8788 datė 07.05.2001.

Kush është Progressi

Progressi, njė organizatė me aktivitete nė shumė zona tė Shqipėrisė, ka shtrirje aktivitetesh nė Kukes, Has, Pukė, Tiranė, Butrint-Sarandė etj.

Qėllimi kryesor i kėsaj organizate ėshtė tė nxisė pėrdorimin e resurseve natyrore, njerėzore dhe kulturore tė zonave rurale pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm, nėpėrmjet kryerjes sė shėrbimeve tė duhura dhe zbatimit tė projekteve.

Qėndra synon:

Tė ndihmojė pėr fuqizimin e grupeve, shoqatave komunitetit dhe formave tė tjera tė shoqerisė civile qė pėrfaqsojnė dhe i shėrbejnė zhvillimit tė zonave rurale. Tė zhvillojė kapacitetet pėr njė lobin konstruktiv dhe tė influencojė vendimmarrėsit nė mėnyrė qė tė pėrmirėsohen politikat dhe shėrbimet nė interes tė komunitetit. Progres ėshtė njė organizatė e re, por ajo pėrfshin njė numėr njerėzish tė zotė dhe me eksperiencė nė fushėn e zhvillimit rural.

Tė ofrojė asistencė teknike, ekspertizė profesionale nė fusha tė ndryshme tė zhvillimit rural. Harton studime, projekte zhvillimi dhe teknologjike, strategji sektoriale dhe tė integruara zhvillimi. Zbaton dhe vlerėson projekte nė fusha tė ndryshme tė zhvillimit rural.

Tė mbėshtesė formimin qytetar, profesional dhe kulturor tė fermerėve nėpėrmjet trajnimeve, asistencės teknike, demonstrimeve dhe formave tė tjera tė ekstensionit pėr tė nxitur zhvillimin nė fushėn e prodhimit, pėrmirėsimin cilėsor si dhe rritjen e tė ardhurave tė tyre.

Tė nxise shfrytėzimin e qėndrueshėm tė burimeve lokale duke ruajtur biodiversitetin e natyrės dhe peizazhin. Tė ruajė dhe promovojė pasuritė natyrore dhe kulturore tė zonave rurale dhe ti vėrė ato nė shėrbim tė komunitetit.

Tė rrisė vlerat e produkteve lokale dhe tė lehtėsojė aksesin e tyre nė treg.

Tė mbėshtesė pėrfshirjen aktive tė grave nė vendimmarrje dhe pjesėmarrje nė jetėn shoqėrore. Tė nxisė dhe mbėshtesė tė rinjtė pėr integrimin e tyre nė procesin e zhvillimit ekonomik dhe social tė zonave tė margjinalizuara.