Foto nga aktivitetet!

 

 

 

Takim i Gr. garve Bashkia Kukes

 

 

 

Nxenesit me ambasadorin

 

 

 

 

Vizite ne Qerret

 

 

 

 

 

 

 

Fotot jane ekzluivitet i Progress!!!

Organizata qe mbeshtet zhvillimin rural

 

Projektet dhe aktivitetet e zhvilluara nga Qëndra PROGRES

Ne proces

Fuqizimi I Rolit të Komunitetit në Planifikimin Strategjik për Zhvillimin Lokal

Qëndra “PROGRESS” si partner me RASP, po bashkepunon në zbatimin e projektit “Fuqizimi I Rolit të Komunitetit në Planifikimin Strategjik për Zhvillimin Lokal” në rrethin e Kukësit dhe të Hasit financuar nga Balkan Trust Democracy.
Qëndra “PROGRESS” po punon për të rritur ndërgjegjsimin dhe aktivizimin e përfaqsuesve të komunitetit të Bashkisë Kukës në planifikimin strategjik për zhvillimin lokal. Për këtë qëllim do të organizohen  takime me grupe të ndryshme interesi, si grupi i biznesit, grupi i grave, grupi i të rinjëve të shkollave të mesme dhe universitetit, grupi i pensionistëve, përfaqsues të intelektualëve etj, të cilët do të prezantojnë nevojat dhe kërkesat e tyre për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social të Bashkisë Kukës në funksion të rritjes së të ardhurave të vetë komunitetit.
Plani i Zhvillimit të Bashkisë Kukës do të përfshijë mbështetjen për planifikimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike, reformat administrative dhe ato të menaxhimit, si dhe rritjen e komunikimit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve drejt një qeverisjeje lokale me të përgjegjëshme dhe transparente.

Qëllimi i këtij dokumenti është pajisja me një material udhërrëfyes, i cili identifikon prioritetet kyç të zhvillimit të ardhshëm të Bashkise, duke orientuar çështje si ato të zhvillimit ekonomik, ndërhyrjet   për   përmirësimin   e   infrastrukturave   fizike   dhe   sociale, shpërndarjen   dhe   kapacitetet    e    nevojshme    të    shërbimeve    publike, planifikimin dhe menaxhimin e territorit, etj.

Progres ka implementuar disa projekte si:

Promovimi i produkteve ushqimore tradicionale

Me 27 Janar 2011 Ne fshatin Gjegjan te Kukesit u be promovimi I "Katalogut te produkteve ushqimore tradicionale te qarkut te Kukesit", realizuar nga Organizatat PROGRESS dhe RASP ne kuader te nje projekti te financuar nga BE dhe UNDP.
Ky katalog eshte nje punim mjaft serioz qe do te ndihmoje ne promovimin e kultures se ketij rajoni, dhe do te ndihmoje ne zhvillimin e sektorit te turizmit. Ne kete botim jane pershkruar rreth 75 produkte te ndryshme ushqimore te bujqesise, blegtorise, guzhines tradicionale etj. Te gjitha produktet e perfshira ne katalog kane pershkrimin e tyre, menyren e pergatitjes, sezonin e perdorimit dhe lidhjen me traditen. Katalogu eshte dy gjuhesh, ne shqip dhe anglisht, dhe ilustrohet me fotot e sejcilit produkt.
Katalogu i eshte shperndare te gjitha institucioneve lokale, dhe qendrore te lidhura ne sektorin e turizmit, Projekteve dhe programeve qe punojne ne zhvillimin e turizmit, agjesive turistike, hoteleve dhe restoranteve ne rajon, dhe se shpejti katalogu do te dale edhe ne shitje te lire brenda dhe jashte vendit

katalogu

“Fuqizimi i rolit të gruas në familjet rurale nëpërmjet stimulimit të aktiviteteve të agro-përpunimit në komunën Shëmri të rrethit të Kukësit”

“Fuqizimi i kapaciteteve të të rinjve në shkollat e mesme të Pukës dhe Kukësit nëpërmjet ngritjes së klubeve të debatit”.

Progress ka qënë i nënkontraktuar nga RASP (Programi i Mbështetjes së Shoqatave Rurale) në projektin Projekti i zhvillimit dhe sipermarrjes Komunitare në Parkun Kombëtar të Butrintit dhe ai ishte përgjegjës për lehtësimin e ngritjes se ndërmarrjeve të vogla bujqësore në zonën e projektit.

Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetetit të Pukës mbi trafikimin e qënieve njerëzore" - është një projekt që është implementuar nga Qendra PROGRES me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe RASP në qytetin e Pukës dhe të Fushë Arrëzit dhe konkretisht në shkollat e mesme të dy qyteteve të sipërpërmendura. Ky projekt erdhi si rezultat i analizave të bëra në këto dy qytete përsa i përket fenomeneve sociale që shqetësojne shoqërinë dhe rininë shqiptare, si trafikimi i qënieve njerëzore, droga alkoli dhe duhani, si dhe i sensibilizimit të munguar ndaj këtyre fenomeneve si në shkollë dhe në komunitet në zonën e Pukës dhe Fushë Arrëzit edhe pse rastet e viktimave të trafikimit, rastet e dhunës në familje për shkak të përdorimit të alkoolit janë prezente dhe të pranuara nga të gjithe. Me synimin për të rritur ndërgjegjësimin e nxënësve, mësuesve, psikologëve dhe komunitetit në tërësi mbi problemet e trafikimit të qënieve njerëzore, përdorimit të drogës, alkoolit, duhanit dhe dëmeve që shkaktohen prej tyre janë zhvilluar disa trajnime mbi temat e përmendura. Nxënësit të etur për informacion kanë filluar menjëherë zhvillimin e aktiviteteve sensibilizuese, edukative, sportive, kulturore brenda dhe jashtë ambienteve të shkollave të mesme të Pukës dhe Fushë Arrëzit. Ata duke qenë pjesëmarrësit kryesor në këtë projekt, kanë propozuar, detajuar, organizuar aktivitetet e ndryshme. Kështu reagime pozitive ngjalli në komunitet parada e nxënësve në qytetet e Pukës dhe të Fushë Arrëzit, me pankartat në duar ku jepeshin mesazhe sensibilizuese për diten e Hiv-Aids, gjithashtu nxënësit e organizuar në formën e klubeve të të rinjve, kanë vënë në skenë dhe xhiruar një drame mbi trafikimin e qënieve njerëzore, dramë e cila u përcoll në TV lokal të Pukës. Janë ngritur në të dyja shkollat e mesme këndet e nxënësve me punimet e tyre më të mira, qoftë vizatime, qoftë punime me dorë etj. Janë zhvilluar konkurse letrare si dhe shkëmbime eksperiencash mes të dyja shkollave, ndeshje futbolli dhe volejbolli si një formë e mirë për të angazhuar nxënësit në kohën e tyre të lirë duke i larguar nga rreziku i përfshirjes në fenomene negative.

Progresi është nënkontraktuar nga organizata të ndryshme për të zhvilluar aktivitete të tilla si trajnime, workshope, panaire bujqësore, demonstrime, emisione televizive, sesione debatesh mes të rinjve etj.